Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tentakula”/Goditet grupi që shiste kokainë në lokalet e natës, disa të arrestuar

2022/11/10 at 10:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tentakula”/Goditet grupi që shiste kokainë në lokalet e natës, disa të arrestuar

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Tentakula”  ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.


Në një konferencë për mediat, drejtori  i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika,  bëri me dije se janë arrestuar 15 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 14 të tjerë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.

“Po ju prezantoj rezultatet e megaoperacionit policor antidrogë të koduar “TENTAKULAT”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe ambiente të ndryshme, kryesisht në lokale nate, por edhe në afërsi të disa shkollave.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative për disa shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në ambiente të ndryshme, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedim penal me këto vepra penale.

Pas një hetimi proaktiv disamujor, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka urdhëruar ndalimin e 15 shtetasve që ushtronin këtë aktivitet kriminal.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “TENTAKULAT”, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve dhe strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për shtetasit:

-E. H. 24 vjeç, E. H. 23 vjeç, R. M., 41 vjeç, A. M., 25 vjeç, L. H., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, E. K., 30 vjeç, H. K., 25 vjeç, I. E., 26 vjeç, R. K., 61 vjeç, D. Z., 22 vjeç, K. P., 25 vjeç, A. S., 45 vjeç, K. B., 23 vjeçe dhe B. K., 37 vjeç.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni janë shpallur në kërkim 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në total:

  • 745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;
    • 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;
    • 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;
    • shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;
    • 5 peshore elektronike;
    • 25 aparate celulare dhe
    • 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.

Theksojmë faktin se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjate të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa, 52 kg cannabis sativa në formë çokollate.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në cilëndo fushë dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë”-tha Panganika.



Ju sugjerojmë

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
Aktualitet

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

17 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

17 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 Tetor, 2025 8:00 am
Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
Bota

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

16 Tetor, 2025 7:53 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
Kronikë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

16 Tetor, 2025 6:50 pm
Para
Deputeti anglez-Rishi Sunak:Merrni masa shpejt,do humbim zgjedhjet po s’kthyem shqiptarët

Deputeti anglez-Rishi Sunak:Merrni masa shpejt,do humbim zgjedhjet po s’kthyem shqiptarët

Rama në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit: Flamuri i NATO-s çfarë do këtu

Inceneratorët, Tabaku takoi Krajën, SPAK:Të vendosur që të administrojmë çdo fakt

Përfundojnë hetimet për inceneratorin e Elbasanit, SPAK iu komunikon akuzat të pandehurve
















TE FUNDIT

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
17 Tetor, 2025

Sot Tirana mbahet protesta në mbështetje ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
17 Tetor, 2025

Ditën e premte parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
17 Tetor, 2025

Dashi Ditë shumë e veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marsi do provokojnë fantazinë dhe...

Lexo më shumë

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
16 Tetor, 2025

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com