Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buxheti 2023/Ibrahimaj: Kemi inflacionin më të ulët në rajon, mbrojmë shtresat në nevojë

2022/11/09 at 1:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Buxheti 2023/Ibrahimaj: Kemi inflacionin më të ulët në rajon, mbrojmë shtresat në nevojë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, teksa prezantoi Projektbuxhetin 2023 në Kuvend, deklaroi se detyra e qeverisë është të mbështesë ata që janë më të ndjeshëm nga lufta.

Sipas ministres, ekonomia jonë është e qëndrueshme dhe këtë e ka treguar në përballimin e 2 krizave të njëpasnjëshme.

“A mund të më përmendni një vend në rajon, në Evropë, një vend që nuk është prekur nga lufta e Putinit? Një vend që është më i mirë se vitin e kaluar? Jo nuk ka! Dhe detyra jonë është të mbrojmë ata që janë më të ndjeshmit nga lufta. Ne me shumë kujdes, që në fillim të vitit planifikojmë dhe parashikojmë të gjitha politikat që do të ndikojnë rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.  Së pari ky buxhet adreson shtresa në nevojë. Kemi një rritje të konsiderueshme të të gjitha shpenzimeve për efektet sociale që ka dhënë kriza. Ne kemi marrë zotimin që askush nuk do të mbetet vetëm, që prej kohës së tërmetit. Ishin më shumë se 13 mijë qytetarët që mbeten pa shtëpi, dhe ne iu përgjigjëm menjëherë me program qiraje dhe ndërtim banesash. Ne i qëndruam pranë të gjithë qytetarëve edhe në kohën e pandemisë, nga e cila dolëm më të fortë. Ktheni kokën mbrapa dhe të kujtoni se çfarë parashikohej për ekonominë shqiptare në kohën e pandemisë. Por ne morëm masa dhe ekonomia u rikuperua shumë shpejt. Ekonomia jonë është e qëndrueshme dhe këtë e ka treguar në përballimin e 2 krizave të njëpasnjëshme”, tha ajo.

Ndër të tjera ministrja u shpreh se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në të gjithë rajonin.

“Ne e kemi vetëm 6.8% krahasuar me vendet e tjera që e kanë inflacionin dyshifror. Ne nuk kemi ndryshuar çmimin e energjisë elektrike për asnjë grup të popullatës. Tani, si ka mundësi që nuk ka kaq shumë inflacion këtu? Sepse nuk është rritur kostoja e prodhimit, sepse këtë barrë e ka mbajtur buxheti i shtetit. Prodhimi bujqësor vendas është rritur. Ne kemi pasur disa vite më parë një raport import-eksport 1 me 7, sot është 1 me 3.  Rreziku për të qenë i varfër në vend sot është 21.8%, dhe kjo tregon një tjetër të pavërtetë që opozita thotë. Dhe kjo shifër vijon të ulet nga viti në vit.  Ne përmes këtij buxheti do të garantojmë rritje ekonomike që do të vijë me investime të rëndësishme.   Projektligji do të vijojë mbështetjen për energjinë elektrike me 12 mln lekë, bashkë me 80 mln eurot e Bashkimit Evropian. Rritja e pagave do të jetë një tjetër premtim që do të mbahet. Do të rritet paga minimale me 36 mijë lekë”, tha Ibrahimaj.

Ju sugjerojmë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Para
U rikthye në qeli, avokati i Bllakos: S’ka rol procedurial, rekurs në Gjykatën e Lartë

U rikthye në qeli, avokati i Bllakos: S'ka rol procedurial, rekurs në Gjykatën e Lartë

Salianji: 20 minuta pasi Rama kërcënoi, Gjykata e Apelit solli njoftim

Salianji: 20 minuta pasi Rama kërcënoi, Gjykata e Apelit solli njoftim

Spiropali:Rama u kthye në lypës për vendin,dora e shtrirë për solidaritet mori mbështetje

Spiropali:Rama u kthye në lypës për vendin,dora e shtrirë për solidaritet mori mbështetje

TE FUNDIT

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com