Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori italian në Shqipëri: Bashkëpunimi, çelësi për të luftuar krimin e organizuar

2022/11/08 at 11:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori italian në Shqipëri: Bashkëpunimi, çelësi për të luftuar krimin e organizuar

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci në konferencën e përbashkët me kreun e SPAK, Arben Kraja, deklaroi se mes Shqipërisë dhe Italisë ka pasur një bashkëpunim të frytshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që kishte sjellë arrestimin e shumë personave.

“Bashkëpunimi ynë ka qenë i frytshëm dhe shpresoj që ky bashkëpunim të jetë çelësi për të luftuar në mënyrë të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fakti që ne jemi sot këtu me prokurorin antimafia dhe prokurorin e Barit, është tregues sesa të thella janë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë. Prokuroria dhe Drejtoria kanë 30 vite që punojnë dhe në këtë përiudhë Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Këtë e shohim në sektorin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK lindi tre vite më parë dhe marrëveshja e parë u bë me drejtorinë tonë Anti-mafia. Italia është e pranishme në këtë vend në sektorë të ndryshëm”, u shpreh Bucci.

Ndër të tjera, Bucci tha se skuadrat e policisë italiane në Shqipëri do të ishin në mënyrë të vazhdueshme për të bërë të mundur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, ambasadori italian u shpreh se do të ketë tavolina të përbashkëta dy herë në vit mes institucioneve italiane dhe shqiptare për të prodhuar rezultate të rëndësishme.

“Kemi marrëdhënie kaq të thella edhe në fusha të biznesit dhe në sektorë të tjerë por që fatkeqësisht karakterizojnë edhe organizata kriminale. Ne kemi dhjetëra skuadra të përbashkëta, kemi Guardia Di Finanza që punojnë këtu në mënyrë permanente. Këtu do vijë nesër edhe komandati i përgjithshëm i forcave të Guardia Di Finanza. Ne kemi pasur edhe tavolina të përbashkëta që po prodhojnë rezultate të rëndësishme. Parashikohet që kjo tavolinë të mblidhet dy herë në vit, njëherë në Tiranë dhe njëherë në Romë. Kemi shumë gjëra që po i realizojmë së bashku dhe mesazhi im është që Italia në Shqipëri ekziston”, tha ambasadori italian./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

Xhemal Gjunkshi kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

17 Qershor, 2025 4:02 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Tiranë/ Plagosi në këmbë me armë zjarri një shtetas, arrestohet 32 vjeçari

17 Qershor, 2025 3:33 pm
Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze
Aktualitet

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

17 Qershor, 2025 3:20 pm
Para
VIDEO/ Policia greke arreston shqiptarin e rrezikshëm, tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren

VIDEO/ Policia greke arreston shqiptarin e rrezikshëm, tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren

Vendimi i Qeverisë, Policia shërbime me pagesë për sektorin privat

Alarmi për bombë në gjykatë, çfarë deklaron Policia

Duma dhe Rushaj dorëzuan mandatin e deputetit, Meta: Parlamenti i 25 prillit, i deformuar

Duma dhe Rushaj dorëzuan mandatin e deputetit, Meta: Parlamenti i 25 prillit, i deformuar

TE FUNDIT

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
17 Qershor, 2025

Procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, ka përfunduar. Gazetarja, Klesiana Omeri, raporton se të dhënat zyrtare...

Lexo më shumë

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
17 Qershor, 2025

Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë dhe disa media shtetërore në atë vend, njoftoi...

Lexo më shumë

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
17 Qershor, 2025

Mes një fushate ajrore përshkallëzuese izraelite kundër Iranit, sa shkojnë e shtohen thirrjet në Teheran për tërheqje të Iranit prej...

Lexo më shumë

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
17 Qershor, 2025

UEFA ka hedhur shortin për raundin e parë kualifikues të Conference League, aty ku marrin pjesë disa skuadra shqiptare. Partizani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com