Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Begaj pret në takim ambasadoren amerikane në OKB, ja për çfarë diskutuan

2022/11/07 at 12:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së është pritur sot në një takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

Vizitën në Tiranë të Ambasadores Linda Thomas-Greenfield, Presidenti Begaj e cilësoi mjaft domethënëse në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Presidenti Begaj theksoi se Shtetet e Bashkuara janë partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe në këtë kuadër vlerësoi vullnetin e përbashkët për ta forcuar e thelluar më tej dialogun midis dy vendeve.

“Bashkëpunimi në fushat e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë dhe transportit, por jo vetëm, i kanë dhënë këtyre marrëdhënieve një substancë shumë domethënëse dhe për 100 vitet e ardhshme” – u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e pakursyer që Ambasadorja Greenfield dhe bashkëpunëtorët e saj po i japin Misionit shqiptar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Duke përshëndetur besimin e Shteteve të Bashkuara tek Shqipëria, si një aleate besnike dhe të qëndrueshme, si në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, ashtu edhe në kuadër të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Begaj nënvizoi se “ndjehemi të nderuar e të vlerësuar kur Shtetet e Bashkuara e shikojnë Shqipërinë si një pikë të rëndësishme referimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Presidenti Begaj shprehu gjithashtu mirënjohjen për ndihmën e madhe që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve demokratike, ndihmë që ka kulmuar me reformën e thellë të sistemit dhe institucioneve të drejtësisë.

“Falë edhe mbështetjes së gjithanshme e domethënëse të Shteteve të Bashkuara, sot kemi një sistem të ri drejtësie, i cili po fillon të funksionojë dhe është vendimtar për procesin e integrimit evropian të vendit” – u shpreh Presidenti Begaj.

Më pas Presidenti Begaj u ndal në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku vlerësoi në mënyrë të veçantë angazhimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si një kontribut shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj përshëndeti pozicionin e Shteteve të Bashkuara dhe rolin personal të Ambasadores Greenfield për rishikimin tërësor të rolit dhe statusit të UNMIK në Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që OKB të njohë progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës për ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik, por edhe për kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore, të pranuar tashmë nga më shumë se gjysma e vendeve anëtare të organizatës” – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Mirënjohje Presidenti Begaj shprehu edhe për ndihmën e dhënë në kapërcimin e pasojave të sulmeve kibernetike nga aktorë të lidhur me agjenci shtetërore iraniane. Duke iu referuar pasojave të këtyre sulmeve, si dhe masave të marra nga institucionet shqiptare, Kreu i Shtetit shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
Kryesore

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

7 Korrik, 2025 9:44 am
Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
Aktualitet

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

7 Korrik, 2025 9:39 am
Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër
Aktualitet

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

7 Korrik, 2025 9:31 am
Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin
Aktualitet

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin

7 Korrik, 2025 9:22 am
A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?
Bota

A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?

7 Korrik, 2025 9:11 am
Tre javë rinumërim, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe
Aktualitet

Tre javë rinumërim, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

7 Korrik, 2025 9:00 am
Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet!
Aktualitet

Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet!

7 Korrik, 2025 8:56 am
Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe…
Aktualitet

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe…

7 Korrik, 2025 8:47 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyn në fazën vendimtare
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyn në fazën vendimtare

7 Korrik, 2025 8:43 am
Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus
Bota

Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus

7 Korrik, 2025 8:39 am
Para
Rama ia tha live: Elton Arbanën e duam prapë Kryetar Bashkie për Shijakun

Rama ia tha live: Elton Arbanën e duam prapë Kryetar Bashkie për Shijakun

Sherr për pronën/ Kërcënoi me armë zjarri kushëririn, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Sherr për pronën/ Kërcënoi me armë zjarri kushëririn, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Rama: Nuk mund të furnizojmë me mjekë Gjermaninë, do e marrin diplomën kur…

Deklaratat e Berishës dhe Metës në mediat e huaja, Rama: S’kanë dinjitet me të huajt

TE FUNDIT

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
7 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në bashkinë e Vlorës ditën e sotme. Aty është pritur nga kryetari i bashkisë...

Lexo më shumë

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
7 Korrik, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Korrik 2025 “Caras y Caretas” ka botuar, me 19 prill 1930, në faqen n°144,...

Lexo më shumë

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër
7 Korrik, 2025

Vijon me intensitet zbatimi i planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025. Operacioni po zhvillohet në të...

Lexo më shumë

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin
7 Korrik, 2025

Për Shqipërinë përafrimi me standardet mjedisore të Bashkimit Evropian mbetet një ndër sfidat më të mëdha në rrugën drejt anëtarësimit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com