Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas zhvillimeve në veri të Kosovës dhe vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga instuticionet.
Përmes një postimi në “Twitter”, Xhaçka shprehet se dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi, në një kohë ku sipas ministres nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv.
“Të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës. Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkruan Xhaçka./Opinion.al
Concerned by developments in North of #Kosova. Quitting #Kosova‘s institutions is an act of escalation at a time when cooperation & constructive dialogue is needed. This is not the moment for quitting & boycotting. This is a moment when dialogue is needed more than ever.
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) November 6, 2022