Një student i infermierisë i ka kërkuar punë kryeminsitri Edi Rama gjatë takimit që ai zhvilloi në më të rinjtë në Tropojë.
Kreu i qeverisë i bëri të qartë se për të filluar punë në infermieri duhet të aplikojë te portali, pasi sipas tij, tashmë në vendin tonë është shkuar koha kur futeshe në punë me mik.
Po ashtu, Rama theksoi se pavarësisht se shumë të diplomuar për infermieri zgjedhin të lënë vendin e të shkojnë në Gjermani, mungesa në burime njerëzore nuk ka në spitale.
“Nuk marrim prej vitesh infermierë për dore që t’i çojmë në punë. Dikur bëhej me parti, me krushqi, me rryshfet. Nuk ndodh më. Bëhet përmes portalit. Nuk kemi mungesë për fat të mirë burimesh njerëzore. Edhe pse ka plot vajza dhe djem që mbarojnë studimet dhe largohen në Gjermani. Nuk e di për çfarë arsye s’e ke bërë portalin. Kur të bëhet provimi, do marrësh pikët dhe në bazë të tyre mund të marrësh edhe vendin e punës. Sapo të bëhet konkursi, kë bërë gjënë e duhur dhe do hysh në punë patjetër.”-tha Rama./Opinion.al