Një gazetar nga Kili, Nicolas Krumm është përballur me një incident të pazakontë teksa ka qenë duke raportuar live për vjedhjen e një shtëpie.
Teksa ishte duke raportuar, një papagall është ulur në supin e tij dhe i ka rrëmbyer kufjen që mbante në veshin e majtë dhe është larguar. Ky incident ka bërë që transmetimi të ndërpritet për disa caste.
Sikurse shihet dhe në video, gazetari, i cili punon për Chilevision, u përpoq ta rimerrte sërish kufjen por nuk ia doli pasi papagalli u largua me shpejtësi.
“Sapo më mori kufjen”, tha gazetari.
Ai i shpjegoi më pas në studio: Ne po bënim një transmetim mesdite dhe ndjeva diçka pranë meje dhe kuptova se ishte një papagall. U përpoqa të lajmëroja kameramanin sepse ishte piktoreske dhe mendova se nuk ishte diçka që ndodh çdo ditë. Ka njerëz që kalojnë vite duke trajnuar papagajtë për t’i bërë ata të qëndrojnë mbi supet e tyre. Papagalli na kishte parë nga kangjellat aty pranë dhe mendoj se kufja ime i kishte tërhequr vëmendjen e saj sepse po e shikonte atë me bisht të syrit para se ta merrte. Më duhej të vazhdoja të flisja sepse ishim në mes të një transmetimi të drejtpërdrejtë. Pikërisht në momentin kur sigurohem që kameramani e ka parë papagallin, më merr kufjen. Nuk ishte diçka që doja të komentoja në atë moment, sepse kishim të bënim me një temë të ndjeshme që ishte një vjedhje në banesë dhe e konsiderova si gjënë e duhur vazhdimin transmetimit”, ka thënë gazetari Nicolas Krumm.
Nicolas gjithashtu zbuloi se kameramani i tij kishte arritur të gjente kufjen aty pranë gjatë një kërkimi të mëpasshëm./Opinion.al