Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe të tregtimit të mishit në një magazinë duke mos zbatuar kushtet higjeno-sanitare.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B.H, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e tij në rrugën “Myslym Keta”, policia i sekuestroi 450 kg mish pule.
52-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al