Paraditja do të dominohet nga kthjellime që do të jenë prezent në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e pakta të jenë prezente, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.