Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Satelitët zbulojnë gënjeshtrat e diktatorëve për rritjen ekonomike

2022/11/01 at 4:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Satelitët zbulojnë gënjeshtrat e diktatorëve për rritjen ekonomike

Disa diktatorë po e mbivlerësojnë ndjeshëm rritjen ekonomike, sipas një studimi që bazohet tek imazhet satelitore të disa vendeve gjatë natës. Siç na njeh materiali në vazhdim nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ekonomistët kanë vënë në dyshim besueshmërinë e të dhënave nga regjimet autokratike, përfshirë mes tyre edhe Kinën.


Hulumtimi fillon nga një premisë qendrore, që të gjithë udhëheqësit, si ata të vendeve demokratike apo diktaturave, duan të krenohen për një ekonomi në lulëzim, thotë për Zërin e Amerikës autori i raportit Luis Martinez.

“Të gjithë do të dëshironin të ofronin një tablo më të shëndetshme. Dallimi thelbësor është se në demokraci kemi një rrjet të tërë kontrollesh dhe balancash që e frenojnë disi këtë sjellje. Hipoteza themelore është se kur shikojmë regjimet jodemokratike, këto kontrolle dhe ekuilibra mungojnë tërësisht”.

Por si mund të matet rritja ekonomike kur nuk mund të bazohesh tek shifrat qeveritare? Hulumtimet tregojnë se imazhet satelitore që masin intensitetin e dritave elektrike gjatë natës janë një tregues i përafërt i aktivitetit ekonomik.

Një shembull i thjeshtë janë pamjet gjatë natës të Gadishullit Korean. Koreja e Jugut shkëlqen nga dritat, por përtej kryeqytetit Seul, ku shtrihet kufiri me Korenë e Veriut, panorama e natës është kryesisht e errët.

“Kur një ekonomi rritet dhe zhvillohet, kuptohet që ka ndërtime si infrastruktura, dritat e rrugëve, shtëpi banimi dhe industria”, thotë Luis Martinez me Universitetin e Çikagos.

Zoti Martinez përdori të dhëna nga organizata “Freedom House” me seli në Uashington si masë të demokracisë së një vendi. Më pas ai i krahasoi shifrat zyrtare të prodhimit të brendshëm bruto, me rritjen ekonomike bazuar tek imazhet satelitore të marra gjatë natës.

“Po të shqyrtosh dy vende dhe në këto dy vende ndriçimi natën rritet me të njëjtin ritëm dhe njëri prej vendeve është më demokratik, niveli i njëjtë i rritjes përkon një rritje më të ulët prodhimi të vendit më demokratik për atë periudhë”, thotë zoti Martinez.

Ai studioi shifrat e prodhimit të brendshëm bruto dhe të dhënat satelitore për 184 vendeve për një periudhe 20 vjeçare. Modeli ishte i qartë, thotë ai, diktaturat e mbivlerësojnë rritjen ekonomike.

“Kur krahasojmë demokracitë më të qëndrueshme dhe më të besueshme me regjimet më autoritare, po flasim për diçka në rangun prej 30 deri në 35 për qind. Kjo do të thotë se nëse norma e vërtetë e rritjes është 1 për qind, regjimi autoritar do të raportojë normën e rritjes me 1.3 për qind”.

Javën e kaluar, udhëheqësi autoritar i Kinës Xi Jinping bëri betimin për një tjetër mandat pesëvjeçar.

Modeli i krijuar nga zoti Martinez sugjeron se Pekini mund të ketë mbivlerësuar rritjen ekonomike me një të tretën gjatë dy dekadave të fundit, çfarë do të thotë se ekonomia e atij vendi është shumë më e vogël nga sa pretendohet. Kina mohon të ketë manipuluar shifrat ekonomike.

Partia Komuniste raportoi një rritje ekonomike prej 3.9% gjatë tremujorit të tretë. Por publikimi i shifrave u shty me disa ditë pa shpjegime, çka përkoi me kongresin e Partisë Komuniste./ VOA



Ju sugjerojmë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon tubacionin pranë Moskës: I dhamë goditje të rëndë Rusisë

2 Nëntor, 2025 10:41 am
Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
Aktualitet

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

2 Nëntor, 2025 10:15 am
Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
Aktualitet

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

2 Nëntor, 2025 9:02 am
Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
Kronikë

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

2 Nëntor, 2025 8:50 am
Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano
Aktualitet

Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano

2 Nëntor, 2025 8:47 am
U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Para
Greqi/ Po rregullonte gomën e makinës, shqiptari përplaset për vdekje nga kamioni

Greqi/ Po rregullonte gomën e makinës, shqiptari përplaset për vdekje nga kamioni

Video/ Nuk ndodh vetëm në futboll, momenti kur basketbollisti i NBA bën “autokosh”

Video/ Nuk ndodh vetëm në futboll, momenti kur basketbollisti i NBA bën “autokosh"

Halloween në Kiev, Putin i “lidhur” dhe i kapur “rob”

Halloween në Kiev, Putin i "lidhur" dhe i kapur "rob"
















TE FUNDIT

Ukraina sulmon tubacionin pranë Moskës: I dhamë goditje të rëndë Rusisë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
2 Nëntor, 2025

Forcat ukrainase goditën një tubacion të rëndësishëm karburanti në rajonin e Moskës që furnizon ushtrinë ruse. Lajmin e dha inteligjenca...

Lexo më shumë

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
2 Nëntor, 2025

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka marrë pjesë në homazhet për nder të ish-kryeministrit socialist. Gjatë fjalës së tij...

Lexo më shumë

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
2 Nëntor, 2025

Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të...

Lexo më shumë

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
2 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 5 orëve në arratisje, është kapur në një zonë të thellë malore Bertil Alliaj, djali i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com