Teksa zgjedhjet e 14 majit po afrojnë, kryeministri Edi Rama jo vetëm që ka nisur fushatën paraelektorale, por duket se ka filluar të monitorojë edhe titujt e mediave, për të cilat vazhdimisht ka deklaruar se nuk i lexon kurrë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shkëputur disa nga titujt e mediave që tregojën arsyet pse qytetarët braktisin Shqipërinë.
Por, sipas Ramës titujt mashtrojnë qytetarët, pasi arsyet e largimit të qytetarëve nuk janë ato që lexohen në media.
Rama thotë se këto media duan të nxisin popullin kundër qeverisë, për shkak se duan nga qeveria favore të paligjshme.
“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë!Arsyeja? Duan favore të paligjshme! Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash”, shkroi në Twitter Rama.shkruan Rama./ Opinion.al