Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë, pasi ka rënë aksidenatlisht nga pema teksa ishte duke mbledhur ullinj.
Sipas policisë, bëhet fjalë për 65-vjeçarin me inicialet L.V.
“Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Ndërkohë, një tjetër person ka ndërruar jetë në Ksamil. Sipas uniformave blu të Sarandës, 62-vjeçari me inicialet G.R po ashtu, u rrëzua nga pema teksa po mblidhte ullinj.
“Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet./Opinion.al