Është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Pogradecit Fatmir Manellari, i cili ishte në kërkim prej rreth dy muajsh.
Manellari akuzohet për vrasjen me thikë të bashkëfshatarit të tij, 65-vjeçarit, Safet Hyskollari.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 7 shtatorit në fshatin Gështenjas në Pogradec, pas një konflikti për pronën.
Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa sipas dëshmive të banorëve mes tyre kishte pasur konflikte të vazhdueshme./Opinion.al