Në emisionin “Opinion” të së enjtes (27 tetor 2022) u diskutua për tre çështje të ndryshme.
Në pjesën e parë të emisionit ishte i ftuar kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili foli për marrëveshjen e nënshkruar me Partinë Demokratike për bashkëpunim në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Po ashtu, Meta foli dhe për akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
I ftuar në studio:
- Ilir Meta
Në pjesën e dytë të emisionit “Opinion” ishte i ftuar deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj. Shehaj foli për bllokimin e biznesit të tij nga qeveria, si dhe për kandidimin e tij të mundshëm për Bashkinë e Tiranës.
I ftuar në studio:
- Agron Shehaj
Në pjesën e tretë të emisionit u transmetua një intervistë e shkurtër me kampionen botërore të fitness-it Gerta Beqa.
Të ftuar në studio:
- Geta Beqa
- Marin Meksi
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.