Në konferencën për mediat pas firmosjes së marrëveshjes për bashkëpunim në zgjedhjet lokale 2023, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyetën nga gazetarët nëse do mbajnë përgjegjësi nëse opozita nuk fiton në 14 maj 2023.
Teksa sollën në vëmendje marrëveshjen midis Kryemadhit dhe Bashës të firmosur në mars 2021 për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, Berisha tha se me të marrëveshjet kanë qenë vetëm fitore ndërsa me Bashën humbje.
“Me Bashën vetëm humbje ka pas. Me Berishën marr kanë qenë vetëm fitore. Kaq kisha unë”, tha Berisha.
“Biles edhe me kandidat Bashën kemi fituar”, tha Meta.
“Kjo është një ndeshje e vërtetë, pa kompromis, është ekzistenciale për qytetarët tanë. Janë të tmerrshme, është ekzistenciale për të ndaluar këtë rënie të lirë të shtetit të së drejtës. Është e qartë se kush është i tmerruar nga kjo marrëveshje dhe ka shumë të drejtë se ndeshja tani është e vërtetë dhe është një ndeshje jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë referendumi është mjeti më i fuqishëm që do ketë çdo qytetar i këtij vendi për të marrë në kontroll të ardhmen e familjes tij dhe vendit tonë”, tha Meta.