I cilësur nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Agim Gjata, është personi që është vënë në pranga nga policia ditën e sotme.
Gjatë aksionit të uniformave blu, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve, por është neutralizuar nga RENEA është vënë në pranga.
49-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe ishte i dënuar më parë për vrasje.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoletë, municion luftarak dhe dylbi.
Po ashtu janë publikuar pamjet e arretimit të Gjatës.