Janë publikuar ditën e sotme vendimet e fundit të marra në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.
Mes vendimeve, vihet re dhe emërimin në detyrën e zv/ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Arian Jaupllarit.
Jaupllari do të zëvendësojë në këtë detyrë Ermira Gjeçi, e cila po ashtu u lirua nga posti në mbledhjen e fundit të kabinetit.
Arian Jaupllarari ka mbajtur më herët postin e kreut të Urdhrit të Farmacistëve si dhe ka qenë kandidat i PS për deputet në qarkun e Korçës.