Mercedes është bërë kompania e fundit perëndimore që është larguar nga tregu i Rusisë , pas nisjes së luftës në Ukrainë në muajin shkurt.
Kompania me bazë në Gjermani ka ndaluar prodhimin dhe eksportimin e produkteve të saj në vend që prej fillimit të muajit mars.
Mirëpo, tashmë ajo thotë se do të largohet nga tregu rus dhe do t’ua shesë aksionet investitorëve vendas.
Kompania japoneze, Nissan u largua nga Rusia në fillim të këtij muaji, ndërsa njësoj kanë vepruar edhe kompanitë e tjera që prodhojnë makina Toyota dhe Renault.
Nissan ka pësuar humbje prej 700 milion dollarësh pasi e ka shitur biznesin te një entitet shtetëror për një shumë simbolike.
Sipas BBC, Harald Wilhelm, zyrtari kryesor financiar i Mercedes, tha se largimi i tij nga Rusia nuk pritej të kishte ndonjë efekt të ri serioz në fitimet e kompanisë.
Vendimi vjen pasi shumë kompani perëndimore u tërhoqën nga Rusia në fillim të vitit, duke përfshirë Starbucks, McDonald’s dhe Coca-Cola.
Firma të tjera makinash, duke përfshirë Jaguar Land Rover, General Motors, Aston Martin dhe Rolls-Royce, të gjitha ndaluan dërgesat në vend në muajt e parë të luftës./Opinion.al