Estien Dine efektivi i policisë që aksidentoi për vdekje 12-vjeçarin në Gjirokastër është arrestuar. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Valarë, ndërsa 24 vjeçari ishte me detyrë inspector në stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë.
“Më datë 23.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë inspektor E. D., 24 vjeç, me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër. Arrestimi i tij u krye pasi më datë 22.10.2022, rreth orës 18:40, duke drejtuar automjetin “Mercedes Benz” në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar të miturin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal në ngarkim të punonjësit të policisë E. D.”, njoftoi policia./Opinion.al