Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kapshticë/Mallra kontrabandë nga Greqia, pranga doganierit dhe dy personave  

2022/10/23 at 12:51 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kultivonte bimë narkotike përreth banesës, arrestohet 57-vjeçari

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë mes të cilëve edhe një doganier, për shkak të kryerjes së kontrabandës me mallra. Mësohet se arrestimi i këtyre personave është bërë pas informacioneve se në një kamion që kishte hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, veshje, atlete dhe pajisje të ndryshme.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion tip “Man”, me drejtues shtetasin Th. Dh. dhe porositës të mallit shtetasin A. Zh., u gjetën mallra dhe disa pajisje të dyshuara kontrabandë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra.

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Kapshticë.

Sekuestrohen një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë (veshje, atlete dhe pajisje të ndryshme).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Th. Dh., 42 vjeç, banues në Korçë.

– A. Zh., 51 vjeç, banues në Korçë.

– R. Sh., 56 vjeç, banues në Bilisht, Devoll (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një kamion që kishte hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion tip “Man”, me drejtues shtetasin Th. Dh. dhe porositës të mallit shtetasin A. Zh., u gjetën mallra dhe disa pajisje të dyshuara kontrabandë. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Zh., u gjetën një sasi tjetër me mallra të dyshuara kontrabandë (veshje dhe atlete) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. Sh., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, pasi dyshohet se ka lejuar kalimin e kamionit me mallra të dyshuar kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ju sugjerojmë

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
Aktualitet

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

31 Tetor, 2025 11:40 am
Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

31 Tetor, 2025 11:35 am
Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
Aktualitet

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

31 Tetor, 2025 11:33 am
Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore
Bota

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore

31 Tetor, 2025 11:21 am
Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel

31 Tetor, 2025 10:50 am
Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
Aktualitet

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

31 Tetor, 2025 10:22 am
Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
Bota

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

31 Tetor, 2025 9:59 am
OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
Bota

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

31 Tetor, 2025 9:54 am
Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
Bota

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit

31 Tetor, 2025 9:53 am
Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese
Aktualitet

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

31 Tetor, 2025 9:37 am
Para
21 km në 70 minuta e 18 sekonda, Luiza Gega thyen rekordin e saj në Maratonën e Tiranës

21 km në 70 minuta e 18 sekonda, Luiza Gega thyen rekordin e saj në Maratonën e Tiranës

Klubi social i vrapit të Grupit BALFIN,organizata me pjesëmarrjen më të madhe në Maratonë

Klubi social i vrapit të Grupit BALFIN,organizata me pjesëmarrjen më të madhe në Maratonë

Nëna e Lear Kurtit: Ishte i mavijosur, kam parë një qepje

Nëna e Lear Kurtit: Ishte i mavijosur, kam parë një qepje

TE FUNDIT

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
31 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj po flet në seanën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese. “Kam pritur 9 muaj për 9 minuta,...

Lexo më shumë

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj flet në Kushtetuese. Veliaj pyet se çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë? “Populli ka vendosur se...

Lexo më shumë

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore
31 Tetor, 2025

SHBA-të do të rifillojnë testimet e armëve bërthamore, përveç nëse Trump është ngatërruar dhe ka pasur parasysh diçka tjetër. Zëvendëspresidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com