Më 30 Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” trajtoi problemin e mungesës së raporteve modelare në konsultorin e Gruas në Lushnje, sepse nuk i kishte sjellë ISSH Fier.
Pasi “Stop” zgjidhi problemin e Lushnjes, shumë qytetarë denoncuan mungesën e këtyre raporteve edhe në Fier. Një qytetare thotë se kishte marrë lejen e lindjes në Prill 2022 dhe nuk merr raportet nga Korriku deri më sot.
Denoncuesja: Jam një qytetare nga Fieri. Në muajin Prill 2021 kam marrë lejen e lindjes dhe nga muaji Prill deri në Korrik jam pajisur me lejen e lindjes, por nga Korriku e deri më sot, ne nuk kemi marrë më raporte sepse mungojnë. Kemi shkuar tek Konsultori i Gruas, atje na thonë që mungojnë, do të vijnë këtë javë, do të vijnë në fund të muajit, me shpresën se do të vijnë një ditë. Kanë kaluar 3 muaj që nuk kanë ardhur akoma.
Gazetarja: Për pasojë, ju keni 3 muaj që nuk e keni përfituar lejen e lindjes?
Denoncuesja: Po, prandaj ju drejtova emisionit tuaj që të gjej një zgjidhje.
Për këtë problematikë, “Stop” interesohet tek Qendra Shëndetsore nr. 2 Fier dhe Konsultori i Fëmijës. Atje thonë se nuk kanë patur raporte modelare, por me ngritjen e problemit nga ana e emisionit “Stop” ato erdhën për një vit.
Gazetarja: Më ka ardhur një ankesë nga nënat e reja që janë bërë me fëmijë. Nga Korriku e deri më sot, disa nëna më ankohen se nuk kanë tërhequr raportin e lejes së lindjes dhe për këtë arsye nuk ka marrë pagesën mujore, keni informacion?
Personeli mjekësor: Po, ka pasur mungesë.
Gazetarja: Ju kanë thëën arsyen pse ka pasur mumgesë apo…?
Personeli mjekësor: Ne bëjmë kërkesë në drejtorinë tonë. Arsyeja pastaj nuk është pjesa jonë. I kemi marrë tani, aktualisht kemi raporte, poi shpërndajmë.
Gazetarja: T’i shikoj pak të lutem?
Personeli mjekësor: Ndryshe nga mjeku i familjes nuk e jep online.
Gazetarja: Keni një databazë të të gjithë nënave që kanë pasur këtë problematikë?
Personali mjekësor: Të gjitha nënat që kanë pasur mungesë Korriku dhe Gushti, ne kemi marrë kartelat dhe i kemi lajmëruar që të vijnë t’i marrin dhe aktualisht mund të jenë shumë pak nëna që nuk kanë ardhur që t’i marrin.
Gazetarja: Këtë bllokun këtu deri në çfarë periudhe e keni në gjendje?
Personeli mjekësor: 1-vjeçare normalisht kur bëjmë tërheqjen.
Në mungesë të drejtorit, Sekretarja e ISSH Fier thotë se nuk është personi kompetent për të sqaruar situatën.
Gazetarja: Para disa kohësh, “Stop” trajtoi rastin e mungesës së fletëve modelare Lushnje, raport lindjeje. Por çfarë ndodhi? Pasi u ngrit shqetësimi tek emisionin investigativ “Stop”, Fieri i solli disa flete Lushnjes dhe u zgjidh problem. Tani, duke qenë se ju si Fier i dhatë fleta Lushnjes, tani ngelët vetë pa fleta sepse kam ankesë.
Sekretarja: Unë nuk di të të them më shumë.
Gazetarja: Më thuaj një përgjegjës ose drejtorin.
Sekretarja: Do të përpiqem që të komunikoj pastaj. Mirupafshim.
Gazetarja: Duke qenë se nuk është drejtori, ti je sekretarja e drejtorit. E vure në dijeni?
Sekretarja: Po, e vura në dijeni.
Gazetarja: Do të flasë kush këtu?
Sekretarja: Janë vajzat lart dhe po presin. Unë nuk jam personi kompetent për të të sqaruar.
Gazetarja: Të hipi unë lart?
Sekretarja: Duhet të vinë ato poshtë ndoshta.
Gazetarja: Po më sill pra një person poshtë?
Sekretarja: Po nuk mund t’i detyroj unë se po më vë në pozitë.
“Stop” foli me Drejtorin e ISSH, Xhevit Bushaj, i cili nuk pranoi asnjë shkelje për mos pajisje me raporte modelare, gjë që përgënjeshtrohet nga punonjësit e Qendrës Shëndetsore.
Gazetarja: Pse kanë qenë në mungesë zotëri 2-3 muaj?
Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Nuk kanë qenë në mungesë asnjë ditë!
Gazetarja: Jeni i sigurtë?
Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Kush ka pasur nevojë, ka ardhur e ka marrë. Më dëgjo tani! Kush ka ardhur, ka patur nevojë.
Gazetarja: O shoku drejtor, nuk jemi punonjësit e tu ne.
Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Shumë mirë! Edhe unë këtë po ju them.
Gazetarja: Nuk ke pse bërtet se je dhe titullar. Ke një qendër shëndetësore këtu tek 2-shi në Fier që nuk ishte e pajisur me modelar.
Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Në asnjë mënyrë! Ato ia fut kot ti, jo unë! Kush ka patur kërkesë, ka marrë.
Gazetarja: Tani më thuaj arsyen e mungesës.
Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Kemi gjendje në magazinë sa të duash. Shiko gjendjen në magazinë!
Gazetarja: Tani, mos më thuaj gjendjen e magazinës, shpërndaji ndonjëherë kur të kesh kohë. Vetëm ti ke të drejtë mor zotëri.
Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Ti fol si të duash.
Gazetarja: Unë flas me fakte.
Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: E mos u merr me gjëra koti!
Gazetarja: Gjëra koti janë këto e? Zotëri ty të kalon rroga muaj për muaj kurse nënave çfarë rëndësie ka…
Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Edhe atyre u ka kaluar, mos ki merak!
Gazetarja: Jo, nuk iu ka kaluar./ Tv Klan