18 qytetarë janë konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë pas 650 testimeve të kryera. Gjatë këtij harku kohor në vendin tonë nuk janë regjistruar viktima nga COVID-19.
Rastet e reja janë shënuar 6 në Tiranë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Lushnje, Delvinë, Sarandë, Tepelenë, Elbasan, Peqin.
Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,738 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 20 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650
Testime totale 1,992,297
Raste pozitive 331,573
Raste të shëruara 327,738
Raste Aktive 243
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 173
Fier 19
Vlorë 11
Berat 8
Gjirokastër 9
Shkodër 5
Elbasan 7
Durrës 8
Dibër 3