Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekuestrohet pasuri me vlerë 8 mln euro në bregdet, prokuroria: Si u tjetërsuan pronat

2022/10/20 at 9:51 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sekuestrohet pasuri me vlerë 8 mln euro në bregdet, prokuroria: Si u tjetërsuan pronat

Prokuroria e Vlorës ka dhënë detaje për skemën e falsifikimit të dokumenteve në Kadastrën e qytetit, me qëllim përfitimin e tokave në bregdet.


Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës bën me dije se falsifikimet janë kryer nga punonjës të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët gjatë vitit 2020 e në vijim kanë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumenta origjinale dhe i kanë zëvendësuar ato me dokumente të falsifikuara.

Sakaq, pas hetimeve, Prokuroria Vlorë ka sekuestruar pasuri me vlerë 8 mln euro në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë, dhe dhënë 24 masa sigurimi për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”.

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar kryesisht, procedimin penal nr.414/2021 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 248 e 190/2/3 të Kodit Penal.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka marrë të dhëna se prej punonjësve të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim janë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumenta origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj, dokumente të cila janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore” duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet.

Dokumentat e falsifikuara janë rifutur në arkivën e D.A.M.T-së pranë Këshillit të Qarkut Vlorë si dokumente origjinale dhe nga ana e personave të interesuar është kërkuar kopje e njehsuar e tyre në rrugë zyrtare me kërkesë në Kadastrën e Qarkut Vlorë. Në vijim kopja e njehsuar e këtyre dokumentave pronësorë me shkresë përcjellëse u dërgohej personave të interesuar, Bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë A.SH.K.Vlorë.
Gjatë hetimeve të kryera deri në këtë fazë të hetimit, mbi bazën e akteve të administruara si dhe akteve të ekspertimit tekniko-grafik të kryera nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar e provuar se dokumentacioni i disa prej praktikave të sekuestruara që bëjnë fjalë për pasuri të regjistruara në zonën e Himarës dhe të Dhërmiut, ka rezultuar i falsifikuar.
Për sa më sipër, nga aktet e administruara deri më tani, bazuar në aktet shkresore të administruara, kqyrjet e dokumentacionit të përdorur për fitimin dhe më tej regjistrimin e pasurive të mësipërme; si dhe konkluzionet shkencore të akteve të ekspertimit tekniko-grafik të realizuar mbi dokumentat objekt ekspertimi, krijohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se në rastin konkret ndodhemi përpara elementëve të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”; parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Falsifikimi i dokumentave”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi i 2 i Kodit Penal; si dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190, paragrafi i 2 i Kodit Penal.
Nga ana objektive, është konstatuar gjatë hetimeve të deritanishme se veprat penale të mësipërme janë kryer si më poshtë:
•Nëpërmjet ndërhyrjeve mekanike (Korrigjime; shtesa, fshirje; etj) të dukshme në formularë nr.6 dhe A.M.T.P;
•Nëpërmjet Falsifikimit të nënshkrimeve të përfaqësuesve të Komisionit të Ndarjes së Tokës në Fshat si dhe Përfaqësuesit të Rrethit të asaj kohe;
•Nëpërmjet falsifikimit të vulave të institucioneve të ndodhura në dokumentat A.M.T.P dhe Formularë nr.6;
•Nëpërmjet ndërhyrjeve mekanike (Korrigjime; shtesa; fshirje; etj) të kryera në dokumentin bazë për verifikimin e titullit të pronësisë; ”Regjistri i Korespondencës/Libër i fermerëve , fshati Himarë”
•Përdorimit të 2 ose 3 AMTP-ve dhe Formularëvë nr.6, të ndryshëm mes tyre për të njëjtën pasuri, në të njëjtat praktika; me qëllim regjistrimin e akteve që përmbanin sipërfaqe më të madhe toke (shtuar sipërfaqja nëpërmjet falsifikimit dhe ndërhyrjes në shifrat e dokumentave);

•Ekzistencë e 2 ose më shumë A.M.T.P-ve të ndryshme për të njëjtën pronë, në të njëjtat praktika;
•Mospërputhje e parcelave si dhe sipërfaqeve totale të përftuara, të pasqyruara në formularin 6 me ato të pasqyruara në A.M.T.P.; (për shkak të ndërhyrjes në këto dokumenta nëpërmjet falsifikimit të sipërfaqeve, ngastrave; vendodhjes së tyre dhe zërit kadastral)
• Mospërputhje e parcelave të pasqyruara në formularin 6 si dhe sipërfaqen tërësore të Formularit 6 me sipërfaqen që pasqyrohet për shtetasin, tek Libri i Fermerëve; (për shkak të ndërhyrjes në këto dokumenta nëpërmjet falsifikimit të sipërfaqeve, ngastrave; vendodhjes së tyre dhe zërit kadastral);
• Mospërputhje e parcelave të pasqyruara në A.M.T.P. formularin 6 si dhe sipërfaqen tërësore të A.M.T.P. me sipërfaqen që pasqyrohet për shtetasit tek Libri i Fermerëve; (për shkak të ndërhyrjes në librin e fermerit nëpërmjet falsifikimit të sipërfaqeve të pasqyruara në këtë dokument);

Mbi bazën e akteve të administruara deri më tani, nga ana e Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, janë paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kërkesat për caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese gjthsej 24 masa nga të cilat, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasit:
V.M.; A.V.; S.DH.; J.Z.; I.GJ.; S.J.; D.K.; P.L.; A.D.;
Caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për shtetasit: A.GJ.; I.R.; S.L.; DH.L.; N.L.; A.DH.; A.GJ.; J.M.;
Caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për shtetasit: P.X; E.B; S.B; A.L; A.A; J.Z; M.R; GJ.A.

Me vendimin me nr.442 datë 19/10/2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sipas objektit të mësipërm.

Po kështu në funksion të këtij procedimi penal, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, lidhur me një numër të konsiderueshëm pasurish, të cilat janë regjistruar pranë ASHK Vlorë mbi bazën e përdorimit të dokumentave të falsifikuara në periudhën 2019-2022, pasuri të paluajtshmë më një sipërfaqe totale prej 59.889 m², të ndodhura në zonën e Himarës; Dhërmiut; Gjilekës, Qarku Vlorë.
Me vendimin me nr.444 datë 19/10/2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, duke vendosur masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive për pasuritë e cituara në kërkesën e paraqitur nga Prokurorisë Vlorë.
Gjithashtu mbi bazën e kërkesës së paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Gjykata me vendimin me nr.443 datë 19/10/2021, ka vendosur të lejojë kontrollin e banesave të shtetasve nën hetim J.M; A.D; A.DH.
Vlera e pasurive të sekuestruara sipas përllogaritjeve bazuar mbi çmimet e tregut, kap shifrën prej 8.000.000 euro.
Lidhur me këtë procedim penal, hetimet vijojnë, për pasuritë e ndodhura në zonën e Dhërmiut; Gjilekës; Jalit dhe të Livadhit, per evidentimin e rasteve të tjera të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe për veprimet e nëpunësve shtetërore, të cilët kanë kryer veprime lidhur me regjistrimin e këtyre pasurive.

 



Ju sugjerojmë

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer
Aktualitet

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer

15 Maj, 2025 10:46 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

15 Maj, 2025 10:41 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona

15 Maj, 2025 10:36 am
Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Aktualitet

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj, 2025 10:20 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
Aktualitet

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

15 Maj, 2025 10:06 am
Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
Aktualitet

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

15 Maj, 2025 9:55 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

15 Maj, 2025 9:54 am
Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
Bota

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

15 Maj, 2025 9:43 am
Para
Fier/ Arrestohet i riu, i gjenden pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave dhe drogë

Fier/ Arrestohet i riu, i gjenden pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave dhe drogë

“Retorika politike ka përfshirë Kushtetuesen”, Vitore Tusha: Për të ndërhyrë në vendime

"Retorika politike ka përfshirë Kushtetuesen", Vitore Tusha: Për të ndërhyrë në vendime

FOTO/ Kush është i riu që ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat

FOTO/ Kush është i riu që ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat
















TE FUNDIT

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer
15 Maj, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Keir Starmer dhe delegacioni...

Lexo më shumë

PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Maj, 2025

Partisë Demokratike i është kundërshtuar kërkesa e saj për të zhvilluar protestën e thirrur në datën 16 Maj, ditën që...

Lexo më shumë

I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
15 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur në Belsh, ku një 58-vjeçar në gjendje të dehur ka përplasur me makinë një motomjet. Si...

Lexo më shumë

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
15 Maj, 2025

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com