Gjatë një takimi të zhvilluar me krerët e degëve të Tiranës, kreu i PD, Sali Berisha tha se Rama duhet të bënte 30 vite burg për aferën e inceneratorëve.
Më tej Berisha deklaroi se Rama po kërcënohet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kompanitë e të cilëve janë të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.
Kryedemokrati theksoi se ata i kanë kërkuar Ramës që të hiqet akuza ndaj tyre, përndryshe do të flasin.
“Vetëm vjedhjen që ka bërë me inceneratorët, ky duhet të bënte 30 vite burg, absolutisht. Përkundrazi, e nxorri Bllakon. Tani, kërcënohet nga këta, Zoto dhe Mërtiri. Këta ishin thjesht shërbëtorët e tyre, mbanin paratë e tyre te inceneratorët. Tani, ata kërcënojnë, ose na hiqni akuzën, ose do flasim dhe rrinë të lirë në ndjekje.
Kur ndodhin të gjitha këto, duhet të flasë sovrani, duhet të flasë protesta, duhet ta përgatitim, duhet të kemi forma të shumëllojshme, por të jeni të sigurt se do të dalim në krye. Kjo është një protestë për të shpëtuar Shqipërinë”, theksoi kryedemokrati.