Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do marrë studentë nga Bangladeshi”,Berisha-Ramës:S’ke master, as doktoratë, se s’ke mend

2022/10/18 at 2:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do marrë studentë nga Bangladeshi”,Berisha-Ramës:S’ke master, as doktoratë, se s’ke mend

Në mbledhjen e sotme të kryesisë, kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria do prese studente te huaj ne universitetet e vendit.

Berisha teksa u shpreh se Rama do të marrë studentë nga Bangladeshi, i kërkoi kreut të qeverisë të lëvizë mesataren për studentët që duan të hyjnë në universitet, ose të largohet nga qeveria.

Po ashtu kryedemokrati paralajmëroi se opozita është e gatshme të derdhet në rrugë, në protesta kur të jetë e nevojshme.

“Ne jemi sot në një situatë kritike, situatë e cila kërkon një angazhim të fuqishëm, në procesin e primareve, por kërkon një përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijëra zemrave dhe mendjeve të revoltuara të qytetarëve shqiptarë për organizmin e protestave të fuqishme në mbarë vendin.

Unë kuptoj e mirëkuptoj të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mirëpritur shtytjen e protestave, që mezi presin të fillojnë protesta, që shohin protestën si një domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, normë, standart, ndaj një qeverie e cila me aktet e veprimet e saj vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët, mashtron, shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe de fakto shkelmon mbi interesin kombëtar të shqiptarëve.

Nuk mund të vazhdohet më tutje, një njeri që mashtron në ëdo gjë, që kërcënon me arrogancë çdo kërkesë të drejtë.

Ju jeni dëshmitarë për qendrimin që ai mban ndaj grevës së sindikatave të universiteteve. Një injorant që mburret se s’ka master as doktoratë ndërpreu me vendim qeverie për 8 vite doktorimin e universitetet e vendit, duke harruar se është jetik për veprimtarinë e kerkimit shkencor.

Kalon nga takimi në takim rreh gjoksin se “unë s’kam as master as doktoratë”, po s’ke se s’ke mend, je një fatkeqësi kombëtare me injorancën që tregon. E gjithë këtë duf ua kthen studentëve e pedagogëve.

Nuk mund të dëgjosh kurrë një kryeministër të një vendi që thotë “s’ka rëndësi se s’kam studente vendas se do marr studfentë të huaj”, ca është ky more? I ka armiq ata me 5 e 6, nuk e lëviz mesataren, o do lëvizësh mesataren o do ikësh, njërën nga të dyja, zgjidhe mirë, jemi të gatshëm të derdhemi në rrugë e sheshe në momentin më të parë që ta shohim të domosdoshme.

U thotë të rinjve nuk e ul mesataren se do marr nga Bangladeshi studentë. Nuk mund të konceptohet të kalojë njeriu deri këtu. Ky ka konceptin e etërve të tij që ishin për arsimin selektiv, ua them studentëve kjo është politika që ndiqej në diaktturë, ku biografia kufizonte masivisht hyrjen nnë Universitet, tani ka gjetur mesataren për të kufizuar hyrjen, çka nuk e bën askush, asnjë vend”-tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve
Bota

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve

11 Korrik, 2025 7:19 pm
Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit
Bota

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit

11 Korrik, 2025 7:00 pm
Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
Bota

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

11 Korrik, 2025 6:57 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat

11 Korrik, 2025 6:56 pm
OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit
Bota

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

11 Korrik, 2025 6:47 pm
Hetimet për rrëzimin e avionit zbulojnë se motorët e Air India u fikën nga pilotët
Bota

Hetimet për rrëzimin e avionit zbulojnë se motorët e Air India u fikën nga pilotët

11 Korrik, 2025 6:40 pm
Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend
Aktualitet

Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend

11 Korrik, 2025 6:38 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë
Aktualitet

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

11 Korrik, 2025 6:09 pm
Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
Aktualitet

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

11 Korrik, 2025 5:44 pm
Para
Rama foli për tatim të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë, Berisha: S’ka njohuri

Rama foli për tatim të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë, Berisha: S’ka njohuri

Udhëzimi i Kryesisë së PD, ja si do regjistrohen simpatizantët në Primare

Udhëzimi i Kryesisë së PD, ja si do regjistrohen simpatizantët në Primare

Presidenti/ Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Pas takimit me Palokën dhe mbledhjes së kryesisë, Alibeaj mbledh grupin Parlamentar

TE FUNDIT

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve
11 Korrik, 2025

Bundestagu Gjerman shtyu votimin për emërimin e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese Federale të premten, pas një kërkese...

Lexo më shumë

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit
11 Korrik, 2025

Më shumë se 1.300 punonjës të Departamentit Amerikan të Shtetit po largohen nga detyra në kuadër të një plani të...

Lexo më shumë

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
11 Korrik, 2025

Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë...

Lexo më shumë

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
11 Korrik, 2025

Me qëllim për të lehtësuar burokracitë dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në industrinë e turizmit, 700 udhërrëfyes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com