Këtë të hënë pritet të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën e Apelit ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashit për çështjen “Babale”.
Sikurse shfaqet në pamje në mbështetje të Salianjit, në gjykatë kanë shkuar edhe disa deputetë të PD-së.
Deputeti u dënua në dhjetor 2019 me një vit burg nga Gjykata e Tiranës për dosjen e njohur “Babale”.
Kujtojmë se Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.
Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e “Kallëzimit të rremë” lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.