Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 12 në Korçë.
Mësohet se i riu është konfliktuar me punonjësin e një lokali, i cili e ka qëlluar me thikë në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori P. R. 25 vjeç aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Korça/Informacion paraprak
Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.