Gjykata e Tiranës ka vendosur të ekstradojë shtetasin Liangbin Chen, i cili akuzohet për zhvatje të 140 milionë eurove.
Ky i fundit dyshohet se është kreu i një bande kriminale qe përmes teknologjisë ka mashtruar qindra shtetas kinezë. Platforma iu ofronte qytetarëve të Kinës dhe atyre të Dubait prona të paluajshme dhe pajisje teknologjike.
32 vjeçari u arrestua në Rinas, për llogari të autoriteteve kineze, më 12 korrik nën akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.
Ndërkohë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në shtator ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”, për Chen. Lirimi i tij nga qelia u bë bazuar në një akt-ekspertimi mjekësor, sipas të cilit, 32-vjeçari vuan nga probleme shëndetësore.