Invalidët e punës këtë të premte kanë dalë në protestë para Ministrisë së Financave, ku kanë kërkuar plotësimin e një sërë kërkesash nga qeveria.
Ata kërkojnë indeksimin e pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhura dhe rritjen e çmimeve dhe rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse.
Po ashtu invalidët e punës kërkojnë rritjen e ndihmës së paaftësisë me 1000 lekë, që sipas tyre është premtuar nga kryeministri që në vitin 2013.
Gjatë tubimit para ministrisë ishte një invalidë nga Korça që parashtroi disa prej pikave që kërkojnë që të plotësohen.
“Kam ardhur nga Korça, jemi invalidë dhe duam të drejtat tona. Indeksimi i pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhura dhe rritjen e çmimeve. Duam rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse. Dhënie e 500 lekëshit, e premtuar nga buxheti. Nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë të drejtat tona.”, tha ajo.