Prokuroria e Posaçme kërkoi konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, i akuzuar si një nga autorët e atentatit ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, në nëntor të vitit 2019.
Sipas gazetares Klodiana Lala mes pasurive që është kërkuar të sekuestrohet, është një makinë tip ‘Audi A8’ që në pronësi figuron të jetë e bukuroshes së ekranit Kejvina Kthellja.
SPAK bëri me dije se kjo makinë ishte në zotërim të tërthortë nga Rrahja.
“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është edhe ajo e modeles Kejvina Kthella, e cila është pyetur, duke qenë se një natë para ngjarjes ka qenë e shoqëruar me Redjan Rrajën.