Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rezikojmë jetën nga grupe të tjera”, rrëfim nga brenda shtëpive të barit

2022/10/14 at 9:44 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
“Rezikojmë jetën nga grupe të tjera”, rrëfim nga brenda shtëpive të barit

Shtëpitë e barit janë kthyer në një trend në fjalorin e përditshëm të Tiranës, jo vetëm të politikës por edhe të të rinjve shqiptarë. A2 CNN ka shkuar në Angli, për të treguar nga afër peripecitë e të rinjve shqiptar të cilët përfundojnë në punë të tilla të jashtëligjshme, vetëm e vetëm për një të ardhme më të mirë.


Të thuash që të rinjtë largohen nga Shqipëria ke thënë një fakt, por po aq i vërtetë është edhe fakti që dëshira e tyre më e madhe është emigrimi në Angli vitet e fundit. Jo si vendi i mundësive të mëdha profesionale apo akademike, por vendi ku mund të pasurohesh shpejt. Ky është marketingu që grupet kriminale i kanë bërë Britanisë së Madhe, si vendi ku krimi të pasuron.

Për të vajtur ilegalisht në Angli, ndër vite janë përdorur disa mënyra nga emigrantët e Shqipërisë. Që nga dokumentet false të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, deklarimi si qytetar i Kosovës, më pas erdhi “kamioni”, që për disa vite konsiderohej më i suksesshmi dhe së fundmi është gjetur metoda me koston më të ulët, kalimi i kanalit të La Manshit me gomone. Por si çdo gjë me kosto të ulët, rreziqet që merren për sipër janë më të mëdha, rreziqe që shkojnë deri në humbje jete. Por si arrijnë të rinjtë shqiptarë të gjejnë një vend në gomone?

Rrjeti social TikTok është përdorur gjerësisht, sidomos gjatë verës së vitit 2022 si hapësira online ku trafikantët e qenieve njerëzore reklamonin biznesin e tyre. Një vend që shkon nga 5 mijë deri në 7 mijë paund.

Këto të dhëna nuk janë statistika raportesh, por eksperienca të jetuara nga tre të rinj të cilët rrëfejnë ekskluzivisht për mikrofonin e A2 CNN, nga vendi i tyre i punës, se si mbërritën në tokën angleze, intervista të realizuara duke ruajtur anonimatin e tyre.

“Jemi mashtruar më shumë me videot që hidheshin në TikTok. Jemi lidhur me disa shqiptarë që s’i kemi parë ndonjëherë, thjesht transport lekësh. Ia kemi çuar me transhetë bankare dhe kemi arritur të vijmë në Angli”.

“Pesë mijë euro… I mora borxh… shpresoj që do t’i laj borxhet, ende nuk i kam larë. Por është një punë shumë e rrezikshme sepse nuk rrezikojmë vetëm nga policia por po rrezikojmë jetën tonë edhe nga grupe të tjera që është më e rrezikshme se policia”.

“Kam ardhur ilegalisht me varkë. Ka qenë shumë e vështirë pasi udhëtimi ka zgjatur gati 40 orë. Kur jemi nisur me thënë të drejtën, na kanë gënjyer. Na thanë për 7 orë dhe kur kemi dalë në det të hapur e kemi kuptuar që pas 40 orësh do të ishim në Angli”.

Eksperienca e tyre tregon të qartë si kristali se ky kalim nuk është ashtu siç reklamohet. Që të tre kanë rrezikuar jetën. Kalimi i La Manshit nuk është një xhiro me skaf me motor të fuqishëm, por një gomone jo më shumë se gjashtë metra e gjatë ku hipin sa veta të kenë mundësi.

“Ardhja ime ka qenë në fillime, kur kanë funksionuar gomonet. Kam ardhur pa e ditur se në çfarë mënyre do të vij. Jemi torturuar, kemi ndenjur gati rreth 7 ditë në mal, pa ushqim, vetëm me biskota duke u ushqyer. Kemi pasur lidhje me persona që as nuk kuptoheshim kur na flisnin as nuk dinim gjë kur do të niseshim. Na kanë shpuar 3 gomone. Me të katërtën për fat të mirë kemi ardhur në Angli. 11 orë kemi ndenjur në det. Na mbaroi benzina, në orën 11 të natës kemi qenë në mes të oqeanit. Gratë ishin sëmurë, fëmijët ishin të sëmurë. Ishte një situatë shumë e vështirë. Erdhi anija angleze dhe na mori”.

“E kemi bërë më gomone. Jemi nis nga Franca drejtë Anglisë me gomone. Kemi ndenjur rreth 15 ditë rrugëve, 10 ditë ndenjëm në France në kamp, mal, shina treni… Një herë pas 2 orësh lundrim na u prish gomonia, na u prish motori. Aty ndenjëm gati gjysmë ore derisa e rregulluam dhe vazhduam rrugën. Kur hyrë me ujërat angleze, u prish moti dhe u acarua deti… filluan shumë dallgë dhe u thyen dërrasat më mes. Uji u fut brenda dhe ishim në rrezik mbytje”.

“Kam ardhur ilegalisht me varkë. Ka qenë shumë e vështirë pasi udhëtimi ka zgjatur gati 40 orë. Kur jemi nisur me thënë të drejtën, na kanë gënjyer. Na thanë për 7 orë dhe kur kemi dalë në det të hapur e kemi kuptuar që pas 40 orësh do të ishim në Angli. Për një moment menduam vetëm që të vinte shteti të na shpëtonte, pasi deti ishte shumë i keq dhe rrezikohet edhe jeta aty”.

Trafikantët nuk qëndrojnë në gomone. Drejtimi i saj i besohet një prej personave që kërkon të emigrojë në Angli. Në ditët e kthjellëta, nga toka franceze mund të dallosh tokën angleze, dhe ajo është pikë orientimi se në cilin drejtim duhet mbajtur timoni. Të tjerëve në gomone u jepet numri i rojës bregdetare angleze që në shumicën e rasteve, janë engjëlli mbrojtës i atyre që rrezikojnë mbytjen në det… dhe nga deti i shoqërojnë në tokë, aty ku më pas nis kalvari tjetër i vuajtjeve.

“Menduam se shpëtuam, por edhe këtu vuajtëm nëpër kampe sepse kishte shumë radhë, shumë njerëz, dhe rrobat na janë tharë në trup, nuk na lenin të ndërroheshim. Ushqim na dhanë pas 12 orësh. Kemi fjetur 2-3 ditë nëpër karrige, nëpër stola…”

“Për një moment menduam vetëm që të vinte shteti të na shpëtonte, pasi deti ishte shumë i keq dhe rrezikohet edhe jeta aty. Shkuam në një vend që as vetë nuk e di për momentin. Ishte tym. Ndenjëm aty derisa erdhën njerëzit tanë e na morën”.

Shqiptarët që shpëtohen nga roja bregdetare angleze aplikojnë për azil. Qeveria shqiptare gjatë muajve të fundit ka miratuar tre projekt-ligje të cilat janë ratifikuar nga Parlamenti. Ato synojnë luftimin e emigrimit të paligjshëm. Por në mbi 50% të rasteve, sipas medias britanike “The Guardian”, kërkesat për azil pranohen, çka praktikisht ka hedhur poshtë marrëveshjet e nënshkruara për ekstradimin e shqiptarëve.

Por çfarë ndodh me të rinjtë pasi mbërrijnë në kampet e azilit në Britani?

“Kemi ndenjur 3 ditë në kamp. Më pas na transferuan në hotel. Arrita të flisja me disa njerëz të mi që janë këtu dhe kanë ardhur e më kanë marrë”

“Nga kampi na nxorën vetë, na çuan në hotel dhe pastaj dola nga hoteli dhe më patën sugjeruar disa njerëz që t’i takoja”.

Largimi nga kampet e azilit është fillimi i etapës së dytë e jetës në paligjshmëri. Jo vetëm se rrinë në Angli pa leje qëndrimi, por për të fituar paratë për larjen e borxhit të rrugës, të rinjtë joshen nga punë të jashtëligjshme, ku më e përhapura është kultivimi i kanabisit.

“Jemi marrë sepse për të paguar lekët e rrugës kemi marrë borxh. Dhe jemi detyruar që të merremi se s’bën më këtë lloj pune që të bëjmë pagesën e atyre personave sa më parë pasi i kam thënë që do t’ia kthej sa më parë”.

“Pesë mijë euro… I mora borxh… shpresoj që do t’i laj borxhet, ende nuk i kam larë. Por është një punë shumë e rrezikshme sepse nuk rrezikojmë vetëm nga policia, por po rrezikojmë jetën tonë edhe nga grupe të tjera që rrezik më i madh se kapja nga policia”.

“Më ka kushtuar goxha… vajti diku tek 17 mijë paund. Mu desh gati një vit për ta shlyer këtë detyrim. Dhe shumë fitimprurëse nuk është pasi ka shumë mënyra…s’të lë shteti, s’të lënë barbonat, ka shumë peripecira, shumë rreziqe”.

Kjo lloj pune përballet me dy rreziqe kryesore. Pa para është përballja me ligjin ku nuk janë të pakta rastet kur policia angleze arrin të gjejë këto plantacione artificiale të kanabisit. Kjo gjë provohet nga shifrat e shqiptarëve të depërtuar gjatë tetë muajve të parë të këtij viti nga Anglia. Gjatë muajve janar-gusht 2022 janë kthyer në Shqipëri 529 persona nga të cilët 340 kanë qenë të dënuar si punonjës në shtëpitë e barit. Thënë ndryshe gjashtë në 10 shqiptarë të kthyer janë kultivues kanabisi.

Rreziku i dytë janë bastisjet e shtëpive nga grupet rivale, kryesisht të kombësive të tjera. Në momentin kur bima e kanabist është për t’u vjelë, shtëpitë bastisen duke vjedhur produktin, çka përkthehet në humbje të mëdha.

“Kjo është e rrezikshme 24 orë në 24. Janë dy probleme. Shtetit ka procedurat e veta që mund të arrish të bësh burg dhe të vuash në burg dhe është e vështirë, por është edhe problemi tjetër që të vijnë zezakë, hajdutë, që të grabisin mallin, punën që ke bërë, të rrahin, të lënë sakat, të hedhin acid sysh…ndoshta rrezikon vdekjen”.

Puna në këto shtëpi është 24 në 24, krahas ujitjes, krasitjes apo hedhjes së kimikateve për rritjen e bimës, duhet të mbash sytë hapur për t’u ruajtur nga të gjitha drejtimet.

“Kjo është një punë që nuk ka shpresa për asnjë person që merret me ketë. Është një punë që rrezikon, vuan stresohesh. Ka ndodhur që të vijë policia, të ma prishë shtëpinë. Më kanë shkuar tre muaj kot. Më ka humbur kurajë që të merrem me ketë punë, por gjithmonë me mendimin që të paguaj lekët dhe nuk është një punë që duhet ta bëj rinia shqiptare ose një person që mendon se është një punë që të bën për të pasur një të ardhme të mirë”.

Ervin Koçi: Kjo bimë do 90 ditë që të rritet dhe të prodhojë lëndën narkotike “canabis sativa”. Gjatë kësaj kohe qëndron në inkubator për t’u transportuam më pas në vazot e mëdha.

Sinkron: Jemi 24 orë këtu. Kujdesemi për lulet, u hedhim ujë. Kur ka krasitje, i krasisim, i shikojmë gjithë kohës. Kur është ngrohtë fiken dritat, kur është ftohtë ndezim ngrohësen. Këto tani janë në fazën e plasjes, janë 55-60 ditëshe.

Kjo lloj pune nuk ka një pagë fikse. Për të stimuluar punën, trafikantët paguajnë me përqindje në mënyrë që kujdesi ndaj bimës për të prodhuar sa më shumë kanabis të jetë maksimal. Por rezultati final as që nuk i afrohet asaj se çfarë reklamojnë personat që rekrutojnë të rinjtë shqiptarë duke i futur në një rreth vicioz, të punojnë sa më shumë jo për t’u pasuruar, por për të larë borxhet me të cilat ikën në Angli.

Mua më vjen mirë që ke ardhur të na shikosh situatën tonë që bëjnë shqiptarët në këtë vend në Angli, dhe u them shqiptarëve që të mos gënjehen, të mos mashtrohen prej fjalëve as të njeriut të vet që mund të kenë ndonjë kushërire që u thotë se në Angli bëhet leku. Ju bëj thirrje që nuk është Anglia siç mendoni. Siç po shihni, ne po mundohemi të bëjmë ndonjë lekë, por asgjë s’bëhet…

Jo, ta dija se është kështu nuk do të kisha marrë akoma borxh për të ardhur këtu… Të mendohen mirë para se sa të marrin përsipër këtë rrezik të madh dhe të shikojnë për alternative të tjera…

Pavarësisht kohës së shpenzuar brenda këtyre shtëpive dhe rrugës së ilegalitetit, kthimi në Shqipëri nuk shihet si një alternativë e afërt, kjo për shkak se edhe në atdhe, mundësitë për të gjeneruar të ardhura për ta janë të pakta. Varfëria duket arsye më se e fortë për të mos hequr dorë nga ky profesion.

Orët bëhen ditë, e ditët bëhen muaj, e muajt kthehen në vite…vite të shpenzuara në ilegalitet, pa të afërmit e tyre, pa familjarët e tyre, pa njerëzit e afërt. Jeta e të rinjve shqiptarë në Angli ngjason me një dramë që luhet në dy akte. E para është futja në rrugën e gabuar të paligjshmërisë, e dyta është pamundësia për të dalë prej saj. Për Shqipërinë kjo është një tragjedi, jo vetëm për faktin se të rinjtë e saj largohen për shkak se janë në pamundësi për të ngritur një të ardhme të sigurt. Por për shkak se një brez i tërë, që jo vetëm nuk ka njohur komunizmin, apo dhe ngjarjet tragjike të 97-ës në demokraci, të kthehet në një kontingjent ilegal, që shkeljen e ligjit nuk e ka problem./A2



Ju sugjerojmë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:51 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
Rajoni

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

15 Qershor, 2025 10:01 am
Para
Gjermani: Si dallohet varfëria në një vend të pasur?

Gjermani: Si dallohet varfëria në një vend të pasur?

Aksident në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar, shpëton vajza e tij 1-vjeçare

Aksident në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar, shpëton vajza e tij 1-vjeçare

Vasili: Rama shkoi për show para zgjedhjeve te Inceneratori i papërfunduar i Fierit

Prokuroria s'filloi hetimin ndaj Autoritetit të Dosjeve, Vasili: Ankimi depozitohet sot
















TE FUNDIT

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
15 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare...

Lexo më shumë

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
15 Qershor, 2025

Mes çadrave, rërës dhe zhurmës së pushuesve, një pamje me një zonjë të pazakontë bie në sy në plazhin e...

Lexo më shumë

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
15 Qershor, 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com