A do jetë mjeku Ilir Alimehmeti kandidat i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Tiranë. I pyetur në studion e “Opinion”, kryertari i PD Sali Berisha tha se emri do të zgjidhet nga primaret, por nuk e mohoi vlerësimin e tij maksimal për mjekun.
Megjithatë gjatë intervistës, ai tha se në herët që PD ka fituar Tiranën kanë qenë profile politike të kandidatëve.
Pjesë nga biseda
Berisha: (Për mjekun Alimehmeti) Me reputacion të plotë, të njohur. Vlerësimin tim e ka maksimal. Por a do jetë ai apo një tjetër…
Fevziu: Cili do jetë profili?
Tiranën e kermi fituar 3 herë me profil politik, e kemi fituar 4 herë. Me Sali Kelmendin, Albert Brojkën, me Spartak Ngjelën se e fitoi Ngjela, por ja mori me banda Edi Rama dhe me Bashën. Tirana është fituar 4 herë nga PD. Me profil politik në të 4 rastet, çka do të thotë që fiton profili politik./Opinion.al