Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi në emisionin “Opinion” si i njeh si anëtarë të PD të gjithë deputetët e grupit parlamentar, përfshirë edhe ata që nuk e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.
Duke folur për negociatat mes dy grupeve brenda PD mbi çështjen e zgjedhjeve lokale, Berisha tha se po njëlloj njeh edhe zotin Basha, por më parë ai duhet të sqarojë çështjen e financimeve ruse.
Pjesë nga intervista
Berisha: Në negociata i njoh si anëtarë të PD, si deputetë të PD. Për PD ata janë anëtarë dhe deputetë të PD.
Fevziu: Përfshirë zotin Basha ?
Berisha: Zoti Basha pa dyshim është, por ai është i akuzuar për një aferë që tani dueht ta sqarojë. Ai ka deklaruar mbrapa që kurrë nuk është e vërtetë, por kjo nuk i merret parasysh nëse nuk tregon dhe nuk fakton se paratë i ka marr nga X person që s’ka asnjë lidhje nga burimet ruse.
Fevziu: E njëjta gjë që Basha bëri me ju, që s’mund të jeni anëtarë të PD, derisa të sqarohëeni.
Berisha: Ky është një provblem shumë i madh sepse kemi të bëjmë me një moment tmerrësisht problematik. Është jashtë çdo imagjinate që të pranoheshin para ruse./Opinion.al