Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim dy ditorë me krybashkiakët e vendit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zbardhur temat që janë diskutuar në këtë takim.
Sipas Ramës, takimi ka pasur në fokus diskutimet qeveri – bashki për problemet dhe sfidat e përbashkëta që vinë si pasoje luftës në Ukrainë.
“Në një kohë të rënduar nga inflacioni i luftës, ku kemi detyrën t’u rrimë sa më pranë njerëzve, të lehtësojmë sa më shumë barrën e familjeve shqiptare dhe të punojmë sa më fort, për ta nxjerrë Shqipërinë edhe më të fortë nga kjo stuhi e tretë rresht, pas tërmetit e pandemisë” – shkroi Rama në rrjetet sociale.