Kryetari i PD, Sai Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për sulmet kibernetike. Në një dekalratë për mediat, Berisha tha se sistemet digjitale janë sulmuar nga hakera qeveritarë.
Sipas tij, ky sulm është kryer për të me qëllimin për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve dhe deputeteve me grupe trafikantësh.
“Sistemi TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakera qeveritarë me qëllimin për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve deputeteve me grupe trafikantësh dhe kriminale dhe udhëtimet e tyre të përbashkëta që janë prove e bashkëpunimit me politikën. Nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe të dorëzimit të këtij shteti mafioz në duart e krimit.”, tha Berisha.