Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim online me qytetarët deklaroi se do të ketë një tjetër rritje pagash me buxhetin e ri.
Rama deklaroi se nga kjo rritje do të përfitojnë zjarrfikësit, mësuesit mjekët dhe infermierët.
“Është një rritje për këtë 3 mujor, ndërkohë që me buxhetin e ri, do ketë për zjarrfikësit një jetër rritje, siç do ketë edhe për mjekët, infemrierët, mësuesit. Duhet t’u them të gjithë punonjësve zjarrfikës dhe familjeve të tyre, që jam absolutisht dakord për këtë shprehje pakënaqësie dhe pasigurie. Ndoshta nuk e kemi shpjeguar si duhet se ky është vetëm hapi i parë në këtë fundvit, për të filluar si për të gjithë kategoritë e tjera që rritëm pagat”, theksoi Rama.