Primaret e PD për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale kanë shqetësuar aleatët e selisë blu, të cilët theksojnë se në vitin 2023 duhet të përballen me një kandidat të përbashkët me socialistët.
Gjatë një interviste për “ABC”, kryetari i PR, Fatmir Mediu thotë se për të gjetur kandidatin e përbashkët duhet të kalohet në dy rrugë; primaret e hapur ose sondazhi për kandidatët.
Pjesë nga biseda:
Fatkeqësisht gjithë debati bëhet rreth emrash, duhet bërë rreth bashkëpunimit politik. Ne kemi rënë dakord që është e domosdoshme të dalim me një kandidat. Nëse dalim veç e veç i bëjmë nder Edi Ramës. Si mund të dalim me një kandidat të përbashkët? Duhet të zgjedhim bashkërisht, ose të lëmë qytetarët të votojnë e të zgjedhin kandidatin. Pse nuk ka, ata që kandidojnë duhet të bëjnë një debat real. Kjo do të bëjë që opozita të jetë shumë herë më e organizuar. Shërben si një pedan pozitive, pasi ke konsoliduar interesat e të gjithë grupeve politike, ke dhe qytetarët të përfshirë. PD duhet të jetë e përfshirë. Duhet të konkludojmë të nxjerrim një kandidat të përbashkët. Kemi diskutuar me deputetë. Por nuk kam diskutuat me zotin Berisha. Pra ka dy rrugë ose me votim ose me një sondazh. Çdo ambasador ka nuancat e veta, por përfaqëson vendimet e shtetit. Ajo e tha dje që respekton vendimin e DASH. Ajo që duhet të kuptojmë ne si opozitë është se kemi një shtet që nuk funksionon më, kemi një ekonomi që nuk funksionon. Ka shqetësim për influencën e krimit në vendin tonë. Në këtë pikëpamje ne si opozitë duhet të kalojmë problemet me njëri-tjetrin. Në nuk duhet të shikojmë ku do jemi ne, por ku do jenë qytetarët shqiptarë.