Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazeetarët është pyetur edhe për takimin e Kreut të Partisë së Lirisë , Ilir Meta me ambasadorene SHBA, Yuri Kim.
Berisha tha se nuk është aspak i shqetësuar nga ky takim dhe se sheh si diçka pozitive.
PyetjeA ju ka shqetësuar takimi i Metës me ambasadoren Kim?
Berisha: Unë e kam mirëpritur takimin, nuk ka pse të më shqetësojë, e quaj shumë normal dhe Ilir Meta është ish-president., kryetar i një partie dhe gjëja më normale është takimi. E vlerësoj është pozitiv.