Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do ja dalë SPAK? Kim: Po merr 8 hetues financiarë, do gjejnë ku fshihen paratë e krimit

2022/09/29 at 9:23 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A do ja dalë SPAK? Kim: Po merr 8 hetues financiarë, do gjejnë ku fshihen paratë e krimit

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, deklaron në emisionin “Opinion” se SPAK ka goditur krimin në vendin tonë.

Kim ka bërë një bilanc të aseteve të sekuestruara nga SPAK, duke thënë se është shumë herë më  i lartë se ato asete që drejtësia shqiptare sekuestronte në 10 vite para se të ngrihej SPAK.

Kryediplomatja amerikanë në vendin tonë tha se tashmë në SPAK do të vijnë edhe tetë hetues financiarë, të cilët do të zbulojnë se si i fshehin paratë personat e botës së krimit.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Por në fillim po ju pyes, mendoni ende se SPAK mund t’ia dalë?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Jeni e sigurt?

Ambasadorja Kim: Po!

Blendi Fevziu: Sepse shumë njerëz mendojnë se SPAK bën diçka sa për fasadë, por jo gjërat reale. Le të themi, drejtësi selektive.Kërkojnë njerëzit që nuk janë më në pushtet dhe nuk shohin ata që janë vërtet të fuqishëm në Shqipëri në këtë kohë.

Ambasadorja Kim: Epo, çfarë do të thuash me këtë, Blendi? Po të intervistoj unë tani ty. Çfarë do të thuash me njerëz jo në pushtet? Kush duhet të jetë në burg dhe mbi ç’bazë përpara se njerëzit të mendojnë se reforma në drejtësi është reale?

Blendi Fevziu: Po, absolutisht, njerëzit që kanë pushtet në Shqipëri.

Ambasadorja Kim: Okay, deri tani, po të jap disa…

Blendi Fevziu: Por jo drejtësi publike, drejtësi me fakte dhe ligj.

Ambasadorja Kim: Okay, po të jap disa të dhëna. SPAK deri më sot ka një përqindje dënimesh 90%. Me fjalë të tjera, kur padisin dikë, dhe e çojnë atë person në gjyq, 90% të kohës, vendimi është për fajtor, i merren asetet, dhe njerëzit shkojnë në burg. Për 12 vitet përpara vitit 2019, sistemi i drejtësisë, prokurorët e posaçëm këtu kishin kapur diçka tek 20 milionë euro asete, dakord? Për mbi 10 vjet.

Blendi Fevziu: Po.

Ambasadorja Kim: Prej reformës në drejtësi, nga dhjetori 2019, dhe gjatë gjithë vitit 2021, SPAK ka mundur të marrë 70 milionë euro asete. Shtatë, zero. Shtatëdhjetë million euro. Kjo përfshin ndërtesa, biznese, para në banka. Deri më sot, në 2022…

Blendi Fevziu: Të ngrira përkohësisht apo…

Ambasadorja Kim: Jo, po flas për…

Blendi Fevziu: …përfunduar, le të themi, vendimi përfundimtar…

Ambasadorja Kim: Po, po. Deri më sot, kanë sekuestruar diku tek… për shembull vetëm në korrik, ishte një rast me mbi 10 milionë euro asete të kapura.

Blendi Fevziu: Cili rast?

Ambasadorja Kim: Nuk e kam emrin e rastit, por është mbi 10 milionë euro asete. Dhe, me këtë prirje, mendoj që në këtë vit 2022, do të arrijnë mbi 70 milionë, dhe me siguri do jetë më afër 100 milionëve. SPAK tani ka 60 hetues me kohë të plotë dhe të gjithë kanë marrë trajnim të posaçëm nga FBI e SHBA në Kuantiko. SPAK po merr edhe tetë hetues financiarë të dedikuar. Pra, këta do të shohin se ku janë fshehur asetet në mënyrë që prokurorët t’i kapin ato.

Blendi Fevziu: Po ndihmoni ju për këtë?

Ambasadorja Kim: Po. Dhe kjo vërtet që do t’i godasë kriminelët tek xhepi i tyre ku ka vërtet vlerë. Nga viti 2021, numri i hetimeve që SPAK ka bërë me vendet e BE-së është më shumë se dyfishuar. Më shumë se dyfish edhe me ne. Tani do të kemi Agjencinë e Ligjzbatimit për Drogën që do ngrejë një prani në Shqipëri. Dhe, kjo është me shumë rëndësi. Më lejo t’i kthehem pikës tuaj fillestare për mosmarrjen me njerëzit që janë në pushtet…

Ju sugjerojmë

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
Bota

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

13 Qershor, 2025 11:37 am
Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

13 Qershor, 2025 11:33 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

13 Qershor, 2025 10:54 am
“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
Kryesore

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

13 Qershor, 2025 10:52 am
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Kronikë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

13 Qershor, 2025 10:35 am
Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Bota

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13 Qershor, 2025 10:08 am
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
Bota

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

13 Qershor, 2025 9:52 am
Para
Kim-Fevziut: E mendoje se Tahiri do futej në burg? Lëreni SPAK të bëjë punën e tij

Kim-Fevziut: E mendoje se Tahiri do futej në burg? Lëreni SPAK të bëjë punën e tij

Paratë e krimit në Shqipëri, Kim: Do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë

Paratë e krimit në Shqipëri, Kim: Do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë

Kim për sulmin kibernetik: Iranianët janë të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë,por ne…

Kim për sulmin kibernetik: Iranianët janë të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë,por ne...

TE FUNDIT

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
13 Qershor, 2025

Në kishën e Shën Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore. Ministrja...

Lexo më shumë

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
13 Qershor, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën e OSBE dhe Ministrisë së Drejtësisë për sfidat e së ardhmes në rrugëtimin...

Lexo më shumë

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
13 Qershor, 2025

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka konfirmuar fejesën me aktorin Callum Turner, duke thënë se është një ndjenjë vërtet...

Lexo më shumë

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
13 Qershor, 2025

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com