Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Dibërpasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Policia bën me dije është arrestuar 42-vjeçari me iniciale H.R.
Gjithashtu, ai ka ushtruar dhunë psikologjike edhe ndaj vajzës së tij të mitur. Kjo e fundit, për shkak të situatës në familje ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.
“Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 42-vjeçari. Specialistët e Hetimit të Krimit të Postës së Policisë Maqellarë arrestuan në flagrancë shtetasin H.R, 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në periudha të ndryshme kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore”-njofton policia.