Kryeministri Edi Rama teksa po bën një bilanc të sezonit turistik në vendin tonë, ka thënë se ky sezon ka qenë surprizues.
Rama deklaroi se në 6-mujorin e parë të vitit, nga sezoni turistik janë gjeneruar më shumë se 1 miliard të ardhura. Po ashtu ai tha se edhe Tirana ka pasur një boom turistësh që reflektohet nga hotelet që kanë qenë plot por dhe apartamentet me qera.
“Sezoni ka qenë surprizues sa i përket fluksit të të ardhurave për ekonominë. Në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pothuajse dyfishi i vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht, kanë qenë 5.6 mln turistë. Është 1.3 mln më shumë se vitin e kaluar. Sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana. Tirana ka pasur një boom turistësh që kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë. Kjo shikohet jo vetëm nga hotelet që kanë qenë plot, por edhe nga numri i apartamenteve që kanë qenë të marra me qira”-tha Rama.