Trupi i pajetë i një 69-vjeçari është nxjerrë nga lumi Shkumbin pasditen e sotme nga polumbarët e Renea-s.
Sipas policisë, viktima me inicialet T.T, banues në Elbasan u gjet në fshatin Mjekës. 69-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij një ditë më parë.
“Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al