Shkëlzen Berisha dhe partnerja e tij Armina, kurorëzojnë këtë të dielë në martesë, raportin e tyre disa vjeçar.
Ndërsa kreu i PD Sali Berisha ka ndarë në Facebook një urim dhe një foto nga ky moment, në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një video, nga fjala që Berisha ka mbajtur në ceremony.
“Shkëlzeni i rritur nën kujdesin e familjes, e meritoi atë dhe punoi me përkushtim për formimin e tij. Në familjen tonë ai ka më të zhilluar se të gjithë ne të tjerët dimesnionin e humorit. Kjo është e vërtetë, por mendoj se merita e tij më e madhe është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës”, tha Berisha duke shkaktuar jo pak reagime tek të ftuarit./Opinion.al
View this post on Instagram