Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Vjosë këtë pasdite. Lajmi bëhet me dije nga policia, që njofton se në trupin e tij nuk ka konstatuar shenja dhune.
Burri ishte larguar nga banesa një natë më parë.
Përmet/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.
Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.