Të paktën 36 persona në Indinë veriore kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga moti i keq që ka përfshirë vendin.
Zyrtarët thonë se 12 prej tyre humbën jetën pasi u goditën nga një rrufe.
Në të gjithë shtetin verior të Uttar Pradesh, të paktën 24 njerëz u vranë,pasi shtëpitë e tyre u shembën nga reshjet e vazhdueshme të shiut tha komisioneri i ndihmës Shri Ranvir Prasad.
Rrufeja është një dukuri e zakonshme gjatë sezonit të musonit të Indisë, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.
Shkencëtarët indianë thonë se ndryshimet klimatike kanë rritur numrin e goditjeve të rrufeve, shumë prej të cilave kanë qenë vdekjeprurëse./Opinion.al