Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Bilisht.
Sipas “Tv Klan”, makina ndodhet në pronësi të 27-vjeçares Deizi Arapit.
Mësohet se si pasojë e flakëve makina është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vetëm disa ditë javë më parë, pronarja e makinës u arrestua pas konfliktit me disa punonjës të policisë.
Kjo është hera e dytë që Arapit i digjet makina, pasi mjeti i parë iu dogj më 31 tetor 2018. Ende nuk dihet nëse mjeti është djegur qëllimisht apo aksidentalisht.