Kanë kaluar gati tre vjet që kur Meghan Markle dhe Princi Harry njoftuan se do të largoheshin si anëtarë të familjes mbretërore.
Megjithatë, libri i ri nga Valentine Loëe zbulon ndër të tjera se Megan donte që të paguhej për të kryer detyrat e saj mbretërore.
Sipas librit, Meghan Markle nuk e fshehu përbuzjen e saj të dukshëm për detyrat mbretërore përpara “Megxit”. Madje një herë ajo u ankua me zë të lartë se duhej paguar për turneun e saj në Australi në vitin 2018, gjatë të cilit ajo u trajtua ‘tmerrshëm” nga stafi, raportojnë mediat e huaja.
“Megjithëse i pëlqeu vëmendja, Meghan nuk arriti të kuptonte kuptimin e të gjitha këtyre shëtitjeve, duke shtrënguar duart me të panjohur të panumërt”, ka shkruarautorja e librit.
“Sipas disa anëtarëve të stafit, ajo u dëgjua të thoshte në të paktën një rast,
“Nuk mund ta besoj që nuk po paguhem për këtë”.
Libri shqyrton akuzat se Dukesha kishte ngacmuar stafin përpara se ajo dhe Harry të largoheshin nga pallati në 2020.
Libri gjithashtu thotë se Meghan sulmoi një nga këshilltarët e tij Harry gjashtë muaj para fejesës së tyre në vitin 2017, duke thënë: “Mendoj se të dy e dimë se së shpejti do të jem një nga shefat tuaj”.
Markle ka mohuar të gjitha këto akuza por libri zbulon më shumë dhe për raportin me Harry-n.