Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin amerikan, Jeo Biden në Nju Jork me përfaqësues të tjerë të OKB-së.
Ambasada amerikane ka përcjellë mesazhin e Kim e cila thekson se si anëtarë të OKB-së, ne kemi përgjegjësinë e veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran.
Sipas saj, prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore, përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama janë në Nju Jork këtë javë me udhëheqës të tjerë botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës. Prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore; përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; dhe zbatimin e Kartës së OKB-së dhe dhënia formë të ardhmes së OKB-së.”-thotë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.