Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelensky prezanton “formulën” për paqe, çfarë përfshin ajo

2022/09/22 at 8:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zelensky prezanton “formulën” për paqe, çfarë përfshin ajo

Rusia duhet të përballet “vetëm me ndëshkim” për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.


Në një video të regjistruar paraprakisht, udhëheqësi ukrainas bëri thirrje për krijimin e një tribunali të posaçëm lufte dhe ka përmendur krimet e supozuara të luftës të kryera nga Rusia.

Ai ka prezantuar gjithashtu një “formulë” paqeje, që përfshin më shumë mbështetje ushtarake dhe ndëshkim të Rusisë në skenën botërore.

Fjalimi i tij është përcjellë me duartrokitje nga shumë prej të pranishmëve në takim.

Në fjalën e tij hyrëse, Zelensky akuzoi Rusinë se ka shkaktuar “turbulenca katastrofike” përmes “luftës së saj të paligjshme”.

Ai foli në të njëjtën ditë që presidenti rus Vladimir Putin thirri 300,000 rezervistë ushtarakë në detyrë, një vendim që shkaktoi protesta në rrugët e Rusisë.

Zelensky tha se ky vendim tregoi se armiku i tij nuk ishte serioz rreth bisedimeve për  paqen.

Ai i ka dënuar planet e bëra publike së fundi nga pala ruse që të mbahen të ashtuquajturat referendume në disa qytete ukrainase që ka pushtuar Rusia, prej nisjes së luftës.

Ai foli gjithashtu për zbulimin e 445 varreve të reja në Izyum, një qytet verilindor i rimarrë së fundmi nga forcat ruse gjatë një kundërofensive gjithëpërfshirëse të Ukrainës.

Zelensky ka përmendur dhe detaje të tjera të krimeve të supozuara të luftës në këtë qytet, duke thënë se një burrit i janë hequr të gjitha organet mashkullore dhe më pas është vrarë.

“Pse ushtria ruse është kaq e obsesionuar me heqjen e këtyre organeve?”, ka pyetur ai.

Fjala “ndëshkim” është përmendur 15 herë në fjalimin e Zelenskyt, dhe ka qenë një prej pesë kushteve të panegociueshme për arritje të paqes.

Rusia duhet të përballet me pasoja për agresionin e saj, ka thënë ai, duke përmendur sanksione shtesë dhe që OKB-ja t’ia pezullojë Rusisë rolin e anëtares së përhershme në Këshillin e Sigurimit.

Ai po ashtu ka bërë thirrje që të mbrohen jetët ukrainase, dhe që të respektohen kufijtë ndërkombëtarë të shtetit.

Si kushtin e katërt dhe pestë, ai ka kërkuar garanci të reja të sigurisë për Kievin, dhe që bota që bashkohet për të dënuar agresionin e armatosur të Moskës.

Më 21 shtator, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se shtetet e BE-së janë pajtuar të godasin Rusinë me sanksione të reja.

Borrell u ka thënë gazetarëve se kufizimet e reja do të shënjestrojnë individët rusë dhe sektorët ekonomikë shtetërorë.

I paraqitur me bluzën e gjelbër në video, Zelensky ka falënderuar 101 shtetet që kanë votuar në OKB, që prezantimi i tij të jetë përmes videos, në vend të prezencës fizike.

Ai ka kritikuar shtatë shtete, përfshirë Rusinë, që kanë votuar kundër paraqitjes së tij, ashtu sikurse vendet që janë duke mbajtur qëndrim neutral për konfliktin.

Pavarësisht sugjerimit të Zelenskyt se Rusia nuk është serioze për negociata, dy shtetet kanë kryer një këmbim të madh të të burgosurve të luftës më 21 shtator.

Ukrainës i janë kthyer 215 luftëtarë, përfshirë 10 të huaj, derisa Rusia ka pranuar 55 ushtarë dhe politikanin pro-rus, Viktor Medvechuk, i cili është përballur me akuza për tradhti në Ukrainë./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
Aktualitet

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

9 Maj, 2025 1:47 pm
4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

9 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
Bota

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

9 Maj, 2025 1:25 pm
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Bota

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

9 Maj, 2025 1:21 pm
PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime
Aktualitet

“Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

9 Maj, 2025 1:09 pm
Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë
Aktualitet

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

9 Maj, 2025 12:54 pm
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Aktualitet

Tentoi të përplaste me makinë vëllanë e tij, arrestohet 60 vjeçari

9 Maj, 2025 12:42 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë

9 Maj, 2025 12:39 pm
Inteligjenca gjermane shpall AfD organizatë ekstremiste: Kërcënon demokracinë
Bota

Pezullohet përkohësisht klasifikimi ekstremist për AfD

9 Maj, 2025 12:36 pm
Krimet zgjedhore/ Përfundon takimin në Shkodër, Dumani mbërrin në Lezhë
Aktualitet

SPAK në Shkodër, PSD: Asnjë nga anëtarët tanë s’është përfshirë në krime zgjedhore

9 Maj, 2025 12:29 pm
Para
Sulmet kibernetike/FBI: Hakerat iranianë patën akses në rrjetin qeveritar 14 muaj përpara

Sulmet kibernetike/FBI: Hakerat iranianë patën akses në rrjetin qeveritar 14 muaj përpara

Rrumbullaku takim me drejtorë vendor të policisë, njofton urdhrin e ri

Rrumbullaku takim me drejtorë vendor të policisë, njofton urdhrin e ri

Vendimet e qeverisë/Manastirliu: Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike

Vendimet e qeverisë/Manastirliu: Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike
















TE FUNDIT

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
9 Maj, 2025

Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që pas hapjes së negociatave për anëtarësim në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
9 Maj, 2025

Mbërrin baza materiale zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Pas mbërritjes së materialeve...

Lexo më shumë

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
9 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në përplasjen mes Indisë dhe Pakistanit. Kështu mësohet të jetë shprehur zëvendëspresidenti i...

Lexo më shumë

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
9 Maj, 2025

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i ka kritikuar të premten planet për marrjen nën kontroll të shpërndarjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com