Gjergj Bojaxhi ka sqaruar se sa energji elektrike harxhon në muaj mesatarisht një familje me 4 anëtarë.
Bojaxhi ka llogaritur në emisionin “Opinion” të gjitha shërbimet e nevojshme që i duhen një familje, por po ashtu dhe se sa energji duhet shpenzuar për të ngrohur një banesë gjatë dimrit.
“Këto janë me shifra të llogaritura një apartament 7 m katrorë nj familje me katër veta. Ngrohja e ujit unë e kam bën 167 kë, gatimin unë e kam llogaritur 125 kë, ndriçimi është 58 kë, të tjera kompjutera etj etj 125 kë. Të gjitha këto shkojnë 475 kë pa llogaritur ngrohjen, minimumi është ky. Tani ngrohja, për të ngrohur vetëm një dhomë 5 me 5 me 2.8 lartësi shumëzoje me 0.0606 kë dhe del rreth 5 kë në orë, kjo është vetëm për një dhomë jo për shtëpinë. Po ta llogarisësh, vetëm 10 orë në ditë i bie rreth 50 kë në ditë për të ngrohur një ambient të shtëpisë, pota shumëzosh atë me 30 shkon te 1200,-tha Bojaxhi.